PROJEKTET AKTUALE

TANI – Teaching, Advocating, Nurturing, Inspiring: Një Udhëtim Ndryshimi për Komunitetet në Kosovë

QËLLIMI I PROJEKTIT: Të mundësojë që fëmijët, të rinjtë, gratë dhe familjet në situata të cenueshme në Prizren dhe Gjakovë të udhëheqin jetë të pavarura, të lira nga margjinalizimi social dhe ekonomik, duke forcuar sistemet mbështetëse komunitare dhe duke promovuar ndryshime sistemike në shërbimet sociale.

FINANCUAR NGA: CONCORDIA Sozialprojekte

KOHËZGJATJA: 01.10.2024 – 30.09.2028

Grupi i Synuar:

  • Primar: mbi 600 fëmijë (0–18 vjeç), 40 të rinj (18–24 vjeç), 100 gra, 100 prindër dhe 170 familje të cenueshme.
  • Sekondar: anëtarë të komuniteteve minoritare (Rom, Ashkali, Egjiptian), mësues, punonjës socialë, autoritete lokale dhe OJQ partnere.

Objektivat dhe Rezultatet Kryesore

Objektivi 1: Përmirësimi i Edukimit dhe Mirëqenies

  • 600+ fëmijë marrin mbështetje edukative dhe për mirëqenie.
  • Fëmijët mbahen në shkollë dhe përfitojnë nga shujtat, këshillimi psikologjik, art-terapia dhe shërbimet shëndetësore.
  • Të rinjtë pajisen me aftësi jetësore dhe orientim profesional.
  • Familjet fuqizohen për të mbështetur edukimin e fëmijëve të tyre.

Objektivi 2: Forcimi i Kushteve Sociale dhe Ekonomike

  • 170+ familje mbështeten për të kapërcyer varfërinë dhe dhunën.
  • 100+ gra marrin mbështetje jofinanciare (alfabetizim, shëndet, punësim).
  • Promovohen praktika të mira komunitare dhe partneritete me institucionet lokale.
  • Familjet bëhen më të pavarura, më të sigurta dhe më të qëndrueshme.

Objektivi 3: Ndërgjegjësimi dhe Avokimi për Përfshirje

  • Organizohen fushata edukative dhe avokuese për të drejtat e fëmijëve dhe grave.
  • Rritet dukshmëria e grupeve të margjinalizuara (Rom, Ashkali, Egjiptian).
  • Krijohen punëtori mbi të drejtat e fëmijëve, “Parlamentet e Fëmijëve” dhe aktivitete avokimi.
  • Forcohet kapaciteti institucional i CONCORDIA-s dhe bashkëpunimi me komunat.

Aktivitetet Kryesore

  • Mbështetje edukative: mësime plotësuese, shujta ditore, shërbime shëndetësore, këshillim dhe punëtori artistike.
  • Programe të fokusuara tek gratë: trajnime mbi prindërimin, higjienën dhe aftësitë profesionale.
  • Angazhim komunitar: evente ndërgjegjësuese, aktivitete kulturore dhe shërbimi i arritjes përmes “Next to the van CONCORDIA”.
  • Forcim institucional: licencime, manuale pune dhe trajnime për stafin.

Bridging Borders – Angazhimi i Diasporës Kosovare në Zvicër për të Fuqizuar Fëmijët e CONCORDIA-s në Kosovë

QËLLIMI I PROJEKTIT: Forcimi i lidhjes mes diasporës kosovare në Zvicër dhe fëmijëve e të rinjve të Kosovës përmes mbështetjes financiare, shkëmbimit të njohurive dhe bashkëpunimit kulturor. Projekti synon të zhvillojë një kornizë të qëndrueshme dhe të ripërdorshme për angazhimin e diasporës, e cila mund të zbatohet edhe në vendet e tjera ku operon CONCORDIA.

FINANCUAR NGA: GLF 4.0

KOHËZGJATJA: 01.01.2025 – 31.12.2025

Grupi i Synuar:

  • Primar: Diaspora kosovare në Zvicër (individë dhe shoqata).
  • Sekondar: Fëmijët, të rinjtë dhe stafi i CONCORDIA-s në Kosovë, veçanërisht në Gjakovë.

Objektivat kryesore të projektit janë:
– Aktivizimi i diasporës përmes fushatave online, rrjeteve sociale dhe bashkëpunimit me organizatat zvicerano-kosovare.
– Krijimi i një baze të dhënash me kontakte të diasporës për shpërndarjen e lajmeve, newsletter-ave dhe ftesave.
– Organizimi i dy eventeve kryesore: një në Zvicër për tërheqjen e donatorëve dhe një në Kosovë, ku anëtarët e diasporës ndajnë përvoja e aftësi me të rinjtë.
– Nënshkrimi i marrëveshjes për marketing, me AlbRadio në Zyrih.
– Hartimi i një modeli praktik e të qëndrueshëm për angazhimin e diasporës, i cili mund të shpërndahet në të gjitha zyrat e CONCORDIA-s ndërkombëtarisht.
– Ndërtimi i kapaciteteve përmes punësimit të një anëtari të ri të stafit për fundraising digjital dhe komunikim, si dhe përfshirja e ekipeve të CONCORDIA-s në Kosovë dhe Austri në strategji dhe implementim.

Rezultatet e pritshme / Objektivat e ndikimit:
– Rritja e ndërgjegjësimit dhe donacioneve nga diaspora.
– Përmirësimi i mundësive arsimore dhe ekspozimit ndërkombëtar për të rinjtë në Kosovë.
– Nxitja e krenarisë kulturore dhe shkëmbimit reciprok.
– Transferimi i njohurive, aftësive dhe vlerave nga diaspora tek komunitetet lokale.

PROchildren – Thyej Ciklin e Varfërisë Breznore tek Fëmijët

QËLLIMI I PROJEKTIT: Ofrimi i shërbimeve të integruara komunitare për fëmijët, të rinjtë dhe familjet e prekura nga diskriminimi dhe përjashtimi në Komunën e Prizrenit, me synim mbështetjen e tyre për të tejkaluar cenueshmërinë dhe për të arritur potencialin e tyre të plotë në një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe paqësore.

FINANCUAR NGA: MENSCHEN FÜR ANDERE, Jesuitenweltweit

KOHËZGJATJA: 01.01.2024 – 31.12.2026

Objektivat kryesore të projektit janë:

– Fëmijët, të rinjtë dhe familjet kërkojnë dhe marrin shërbime sociale dhe arsimore të përshtatshme, që mbështesin përfshirjen e tyre sociale dhe nxisin përgjegjësinë individuale.

– Qendra Tranzit e CONCORDIA-s shërben si model i praktikës së mirë për ofrimin e shërbimeve të integruara në komunitet, me një mision të qartë brenda peizazhit social dhe arsimor të Komunës së Prizrenit.

– CONCORDIA është vazhdimisht e angazhuar në rritjen e vetëdijes publike lidhur me diskriminimin që përjetojnë individët.

Tageszentrum Ali Ibra – Gjakova, Kosovo

QËLLIMI I PROJEKTIT: Mbështetja e fëmijëve, të rinjve dhe familjeve nga komunitetet e margjinalizuara përmes edukimit, shëndetit, ushqyerjes, mbështetjes psikosociale dhe zhvillimit krijues, duke kontribuar në ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt dhe gjithëpërfshirëse për ta.

FINANCUAR NGA: Conrad

KOHËZGJATJA: 01.01.2025 – 31.12.2025

Objektivat kryesore të projektit janë:

– Fëmijët dhe të rinjtë nga familjet me të ardhura të ulëta marrin mbështetje të rregullt përmes shujtave ditore të ngrohta, ndihmës në mësime, aktiviteteve krijuese dhe këshillimit psikosocial.

– Të rinjët përfitojnë nga udhëzimi profesional dhe kontrollet shëndetësore të rregullta, duke pasur qasje në referime te specialistë sipas nevojës.

– Familjet marrin ndihmë për nevoja bazike përmes pakove ushqimore, si dhe mbështetje psikosociale dhe këshillim prindëror për forcimin e rolit të tyre në zhvillimin e fëmijëve.

– Qendra ditore “Ali Ibra” në Gjakovë shërben si hapësirë e sigurt dhe gjithëpërfshirëse në një nga lagjet më të varfra të qytetit, duke adresuar shkallën e lartë të braktisjes shkollore dhe mungesën e infrastrukturës.

Qendra Ditore “Ali Ibra” – Gjakovë, Kosovë

QËLLIMI I PROJEKTIT: Thyerja e ciklit të varfërisë tek fëmijët dhe të rinjtë nga komunitetet e margjinalizuara në lagjen “Ali Ibra” përmes mbështetjes gjithëpërfshirëse edukative, ushqimore, shëndetësore dhe psikosociale, si dhe përforcimit të rolit të familjes.

FINANCUAR NGA: JaCasa

KOHËZGJATJA: 01.01.2025 – 31.12.2025

Grupi i Synuar:

  • Rreth 400 fëmijë dhe të rinj nga familje me të ardhura të ulëta dhe të margjinalizuara.
  • Afërsisht 120 fëmijë marrin mbështetje të përditshme edukative dhe ushqimore.
  • Familjet dhe prindërit përfitojnë ndihmë bazike, këshillim dhe mbështetje prindërore.

Objektivat kryesore të projektit janë:
– Sigurimi i një vakti të ngrohtë dhe ushqyes për çdo fëmijë, çdo ditë.
– Përmirësimi i suksesit shkollor përmes ndihmës në mësime dhe përgatitjes për detyra.
– Zhvillimi personal i fëmijëve dhe të rinjve përmes punëtorive krijuese, muzikës dhe artit.
– Përmirësimi i mirëqenies psikosociale dhe shëndetit me kontrolle të rregullta, referime te specialistët dhe këshillim social.
– Mbështetja e adoleshentëve në tranzicionin drejt tregut të punës përmes udhëzimit profesional.
– Forcimi i familjeve përmes pakove ushqimore, këshillimit psikosocial dhe trajnimeve për prindër.

DigiYouth – Fuqizimi i të Rinjve dhe Grave të Margjinalizuara përmes Aftësive Digjitale

QËLLIMI I PROJEKTIT: Pajisja e të rinjve (12–16 vjeç) dhe grave nga komunitetet rome, ashkalinj dhe egjiptianë në Gjakovë (Ali Ibra) dhe Prizren me njohuri bazike digjitale, duke forcuar aftësitë e tyre për përfshirje sociale, rritje profesionale dhe emancipim digjital.

FINANCUAR NGA: LandVoralberg

KOHËZGJATJA: 01.01.2025 – 31.12.2025

Grupi i Synuar:

  • 25 të rinj (mosha 12–16 vjeç) dhe 10 gra nga familje shumë të varfra dhe të përjashtuara socialisht.
  • Përfitues sekondarë: 6 mësimdhënës të CONCORDIA-s (3 nga Ali Ibra dhe 3 nga Qendra Tranzit).

Objektivat kryesore të projektit janë:
– Ofrimi i kurseve bazike falas mbi përdorimin e kompjuterit, internetit, Microsoft Office dhe sigurisë online.
– Ndërtimi i aftësive krijuese dhe shprehjes përmes punëtorive të fotografisë dhe tregimeve digjitale.
– Zhvillimi i projekteve digjitale (portofolio ose kërkime të vogla) nga pjesëmarrësit.
– Ekspozimi i të rinjve dhe grave ndaj sektorit të teknologjisë përmes vizitave në qendra inovacioni (Makerspace) dhe takimeve me profesionistë IT.
– Rritja e kapaciteteve të stafit: 6 mësues të CONCORDIA-s trajnohen për të vazhduar edukimin digjital edhe pas përfundimit të projektit.

Aktivitetet kryesore:

  1. Trajnime në shkrim-lexim digjital për të rinjtë dhe gratë.
  2. Pajisja e dy qendrave me 12 laptopë të rinj për mësim.
  3. Punëtori krijuese në artin vizual dhe muzikë digjitale.
  4. Projekte përfundimtare të përgatitura nga pjesëmarrësit.
  5. Trajnim i trajnerëve për mësuesit e qendrave.

PROJEKTET E PËRFUNDUARA

Shkolla e Muzikës në Qendrën Tranzit të CONCORDIA-s, Prizren

QËLLIMI I PROJEKTIT: Mbështetja e vazhdimit të orëve të muzikës në Qendrën Tranzit

FINANCUAR NGA: Vita Activa Foundation

KOHËZGJATJA: 01.01.2024 – 31.12.2024

Ky projekt mbështeti pagat e gjashtë mësuesve të muzikës (me orar të pjesshëm), për të siguruar vazhdimësinë e orëve mësimore në instrumente si piano, kitare, violonçel, violinë, flaut, saksofon dhe klarinet për fëmijët dhe të rinjtë nga Qendra Tranzit dhe lagjja Tranzit. Gjithashtu, përmes projektit u mbështet në mënyrë të tërthortë edhe Orkestra e Qendrës Tranzit për të vazhduar me performancat e saj, përfshirë edhe mirëmbajtjen e instrumenteve muzikore.

GLF - Dhoma Ndijore (Sensory Room)

QËLLIMI I PROJEKTIT: Hapja e Dhomës Ndijore në Qendrën Tranzit

FINANCUAR NGA: CONCORDIA Social Projects

KOHËZGJATJA: 01.01.2024 – 31.03.2025

Qëllimi i këtij projekti është themelimi i një Dhome Ndijore në Qendrën Tranzit për të mbështetur fëmijët që përballen me vështirësi emocionale, të përqendrimit dhe të të nxënit.

Projekti synon të ofrojë mbështetje terapeutike të personalizuar përmes integrimit shqisor, teknikave të vetë rregullimit dhe përforcimit pozitiv për fëmijë të moshës 4 deri në 18 vjeç, kryesisht ata të përfshirë në programet e Qendrës Tranzit. Pas një vlerësimi të 89 fëmijëve, ku u identifikuan nivele të larta të sfidave me përqendrimin dhe sjelljen, u konstatua nevoja për një zgjidhje inovative që mbështet zhvillimin e tyre.

Tranzit Culture – Promovimi i rëndësisë së trashëgimisë kulturore te fëmijët dhe të rinjtë

QËLLIMI I PROJEKTIT: Të nxisë përfshirjen aktive të fëmijëve dhe të rinjve në aktivitete kulturore dhe artistike.

FINANCUAR NGA: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

KOHËZGJATJA: 01.09.2024 – 31.12.2024

Objektivat kryesore: 

- Angazhimi i fëmijëve dhe të rinjve romë, ashkali dhe egjiptianë në aktivitete kulturore dhe artistike 

- Rritja e numrit të instrumentistëve në orkestër 

- Organizimi i koncerteve të ndryshme 

- Mësimi i këndimit në kor 

- Mësime të vallëzimit tradicional 

- Punë në studio dhe incizim këngësh

Numri i përfituesve: 

66 fëmijë dhe të rinj (vajza dhe djem, të moshës 6 deri në 25 vjeç) janë të përfshirë drejtpërdrejt në projekt. Ata marrin pjesë aktive në aktivitetet e programit të Qendrës Tranzit të CONCORDIA-s, duke siguruar përfshirje të balancuar gjinore.

TRANZIT për Mirëqenie – Shërbime të integruara me bazë në komunitet për fëmijët dhe familjet në nevojë

QËLLIMI I PROJEKTIT: Të ofrojë mbështetje të integruar sociale, emocionale dhe shëndetësore për fëmijët dhe familjet në nevojë në Prizren.

FINANCUAR NGA: Ministria e Drejtësisë

KOHËZGJATJA: 01.05.2024 – 31.10.2024

Objektivat kryesore: 

- Përmirësimi i mirëqenies sociale, emocionale dhe shëndetësore për të paktën 120 fëmijë në Prizren përmes shërbimeve të integruara në komunitet 

- Ofrimi i këshillimit dhe mbështetjes psikosociale për të paktën 70 familje të cenueshme, duke forcuar qëndrueshmërinë e tyre 

- Këshillim dhe trajnime për të paktën 20 prindër që përballen me sfida në rolin e tyre prindëror

Numri i përfituesve: 

Gjithsej 574 persona kanë përfituar nga projekti, përfshirë 118 fëmijë dhe të rritur të mbështetur përmes ndërhyrjeve të ekipit mobil.

Eduk Tranzit – Mbështetje arsimore për fëmijët nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Komunën e Prizrenit

QËLLIMI I PROJEKTIT: Të përmirësojë përfshirjen dhe suksesin arsimor të fëmijëve nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian përmes mbështetjes së vazhdueshme në të mësuar.

FINANCUAR NGA: Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit

KOHËZGJATJA: 01.09.2024 – 31.12.2024

Rezultatet kryesore: 

- 143 fëmijë përfituan nga vakte ditore dhe materiale shkollore, duke ndikuar pozitivisht në mirëqenien e tyre të përgjithshme 

- Rritje e vetëbesimit te nxënësit dhe ulje e ndjeshme e shkallës së braktisjes shkollore 

- Angazhim më i madh i prindërve, që solli komunikim më të mirë dhe përkrahje më të fortë për zhvillimin arsimor të fëmijëve

Marrëveshje Bashkëpunimi ndërmjet Komunës së Prizrenit dhe Organizatës CONCORDIA Projekte Sociale

QËLLIMI I PROJEKTIT: Të forcojë përfshirjen sociale dhe mbështetjen e fëmijëve, të rinjve dhe familjeve në nevojë në Komunën e Prizrenit përmes ofrimit të shërbimeve arsimore, sociale dhe psikosociale në Qendrën Tranzit dhe në terren.

FINANCUAR NGA: Komuna e Prizrenit

KOHËZGJATJA: 01.01.2024 – 31.12.2024

Gjatë vitit 2024, CONCORDIA vazhdoi të ofrojë një gamë të gjerë shërbimesh në Qendrën Komunitare Tranzit në Prizren, përfshirë edukimin parashkollor, ndihmën me detyrat e shtëpisë, mësimet e muzikës, punëtoritë kreative, këshillimin profesional dhe mbështetjen shëndetësore e psikosociale.

Projekti, i mbështetur nga Komuna e Prizrenit, vuri theks të veçantë në punën me të rriturit veçanërisht me prindërit e fëmijëve të regjistruar në qendër, si dhe me ata të mbështetur nga ekipi mobil në fshatrat Landovicë dhe Piranë. 

Për të maksimizuar ndikimin, projekti u zhvillua në mënyrë të integruar me fëmijët dhe prindërit e tyre, duke ndjekur një qasje gjithëpërfshirëse të mbështetjes komunitare.

Qendra Multifunksionale CONCORDIA Ali Ibra

QËLLIMI I PROJEKTIT: Të ofrojë shërbime thelbësore sociale dhe arsimore për fëmijët, të rinjtë dhe familjet që jetojnë në varfëri dhe përjashtim shoqëror, me fokus të veçantë në lagjen Ali Ibra në Gjakovë.

FINANCUAR NGA: Marie Eberth Foundation

KOHËZGJATJA: 01.04.2024 – 31.12.2024

Ky projekt mbështeti hapjen e Qendrës së re Ditore Ali Ibra, një hapësirë që kujdeset çdo ditë për afërsisht 100 fëmijë duke u ofruar një vakt të ngrohtë, të balancuar dhe të shëndetshëm. Krahas ushqimit, fëmijët morën ndihmë në kryerjen e detyrave të shtëpisë dhe përgatitjen për angazhimet shkollore. Përtej mbështetjes akademike, projekti organizoi punëtori të ndryshme kreative dhe artistike, me theks të veçantë në muzikë, duke krijuar hapësira që nxisin talentin dhe vetë shprehjen tek fëmijët dhe të rinjtë.

Shërbimet janë plotësuar edhe me këshillim socio-psikologjik për fëmijë, adoleshentë dhe familjet e tyre, për të adresuar sfida të ndryshme dhe për të përmirësuar mirëqenien e tyre emocionale dhe sociale. Si pjesë e përkujdesjes së gjithanshme shëndetësore, fëmijët dhe të rinjtë janë kontrolluar çdo ditë dhe, kur ka qenë e nevojshme, janë referuar te specialistë apo terapistë, duke siguruar mbështetje të plotë për shëndetin e tyre fizik dhe zhvillimin personal.

Asistencë në fushën e arsimit dhe shërbimeve sociale – Fuqizimi i kapaciteteve teknike të një qendre arsimore dhe sociale në Kosovë

QËLLIMI I PROJEKTIT: Të zgjerojë ndikimin e aktiviteteve të CONCORDIA-s në Kosovë përmes vendosjes së një programi të dytë në një komunë të re.

FINANCUAR NGA: RoAid

KOHËZGJATJA: 01.04.2024 – 31.12.2024

Objektivat kryesore: 

- Të mbështesë një numër më të madh fëmijësh përmes ofrimit të shërbimeve sociale dhe arsimore 

- Të krijojë një partneritet të ri me Komunën e Gjakovës, duke zgjeruar fushëveprimin e iniciativave të CONCORDIA-s 

- Të përsërisë modelin e shërbimeve sociale dhe arsimore bazuar në nevojat e identifikuara në Komunën e Gjakovës, duke siguruar që këto shërbime të jenë të përshtatura për kontekstin lokal

DHURO NGA DIASPORA!