Fuqizojmë të rinjtë që të bëhen zëri i së ardhmes.

Puna me të rinjtë në CONCORDIA është një proces angazhimi, mbështetjeje dhe fuqizimi të tyre përmes edukimit joformal, këshillimit, orientimit profesional, aktiviteteve muzikore dhe artistike, si dhe mundësive për pjesëmarrje. Synimi është forcimi i shkathtësive jetësore, nxitja e pavarësisë, përfshirja sociale dhe inkurajimi i qytetarisë aktive, me fokus të veçantë tek të rinjtë vulnerabël dhe të margjinalizuar. 

Për të siguruar që zëri i tyre të dëgjohet, brenda CONCORDIA-s funksionon Këshilli Rinor, i cili u ofron hapësirë për pjesëmarrje, përfaqësim dhe fuqizim.

DHURO NGA DIASPORA!