Një vend ku arsimi dhe shpresa ecin dorë për dore.
Në përputhje me legjislacionin sekondar (Udhëzimi Administrativ nr. 19/2018 i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit), qendra mësimore ofron programe mbështetëse, mësim plotësues, ndihmë për detyrat e shtëpisë dhe aktivitete edukative për nxënësit e komunitetit lokal.
Ky shërbim nxit zhvillimin fizik, kognitiv, emocional dhe social të fëmijëve, përmirëson vijueshmërinë në shkollë dhe rezultatet e të nxënit, inkurajon pjesëmarrjen në arsim dhe aktivitete jashtëshkollore, përfshin prindërit në procesin e të nxënit të fëmijëve dhe promovon mundësitë për shoqërizim dhe ndërgjegjësim për vlerën e arsimit. Përveç kësaj, fëmijët marrin një shujtë të ngrohtë çdo ditë dhe kanë qasje në kontrolle të rregullta mjekësore, duke siguruar që shëndeti dhe mirëqenia e tyre të jenë të mbështetura plotësisht.
Qendra Tranzit e CONCORDIA-s është e licencuar si Qendër Mësimore që nga prilli i vitit 2023, ndërsa qendra CONCORDIA Ali Ibra është në proces licencimi.
