CONCORDIA Projekte Sociale
CONCORDIA është një organizatë ndërkombëtare, e pavarur, joqeveritare e përkushtuar për të mbështetur fëmijët, të rinjtë dhe familjet në nevojë, drejt një jete më të pavarur dhe të përgjegjshme.
Ne shkojmë atje ku ka më shumë nevojë. Dhe atje ku të tjerët nuk shkojnë.
Deklarata e CONCORDIA për mbrojtjen e fëmijëve
CONCORDIA u mundëson fëmijëve të gëzojnë një fëmijëri të lumtur dhe të shëndetshme. Puna e saj është ankoruar në Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve (UNCRC). Të gjitha organizatat e CONCORDIA qëndrojnë dhe ndajnë angazhimin e përbashkët për të mbrojtur fëmijët nga të gjitha format e dhunës fizike ose mendore, dëmtimit ose abuzimit, neglizhimit, keqtrajtimit ose shfrytëzimit, përfshirë abuzimin seksual (UN Convention on the Rights of the Child (1989), Article 19). Puna e CONCORDIA ka për qëllim të mbrojë të gjitha të drejtat e fëmijëve siç përcaktohet në UNCRC, si dhe në legjislacionin kombëtar në lidhje me promovimin dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve në vendet ku zhvillojnë shërbimet. Në të gjitha veprimet me dhe për fëmijët CONCORDIA është e angazhuar për të mbrojtur fëmijët dhe për të raportuar dhe përgjigjur ndaj çdo abuzimi të pretenduar, duke marrë të gjitha masat siç përcaktohet në politikat dhe procedurat e brendshme kombëtare, pa marrë parasysh burimin e referimit dhe kryerësin e dyshuar.
