QENDRA TRANZIT – CONCORDIA Projekte Sociale

Një Hapësirë e Sigurt për Gjithëpërfshirje, Edukim dhe Fuqizim

Një Hapësirë e Sigurt për Gjithëpërfshirje, Edukim dhe Fuqizim

Qendra Tranzit e vendosur në zemër të lagjes Tranzit në Prizren – një zonë e
larmishme ku bashkëjetojnë komunitetet rom, ashkali, egjiptian dhe shqiptar. Që nga
themelimi, qendra ka shërbyer si një vend shprese, sigurie dhe mundësie për qindra
fëmijë, të rinj dhe familje që përballen me varfëri, përjashtim shoqëror dhe diskriminim
sistemik.


Misioni ynë
Qendra synon të sigurojë që çdo fëmijë dhe i ri, pa dallim prejardhjeje, të ketë qasje në
edukim, mbrojtje dhe një ambient mbështetës për të lulëzuar. Është një hapësirë e
sigurt dhe gjithëpërfshirëse ku larmia festohet dhe ku fëmijët fuqizohen për të
ëndërruar, mësuar dhe zhvilluar.


Shërbimet tona
Në Qendrën Tranzit ofrohen shërbime gjithëpërfshirëse dhe të fokusuara në fëmijën, që
përfshijnë nevojat arsimore, sociale, emocionale dhe zhvillimore:

  • Qendra Ditore Tranzit e CONCORDIA / Qendra Mësimore
  • Ekipi Mobil – punë në terren në Komunën e Prizrenit
  • Punë me të rinjtë
  • Grupi i Mbështetjes për Grua
  • Shkolla për Prindër
  • Klasat e Muzikës
  • Punë Sociale
  • Edukim i hershëm për fëmijët


Ndikimi ynë
Çdo ditë, mbi 120 fëmijë dhe të rinj marrin pjesë në programet e qendrës. Shumë prej
tyre vijnë nga mjedise ku shkolla ndërpritet herët, ku hasin punë të mitur apo
diskriminim. Në Qendrën Tranzit, ata gjejnë mjetet dhe përkrahjen për ta thyer këtë
cikël.

Qendra gjithashtu kontribuon në bashkëjetesën ndër-etnike duke ofruar një ambient
neutral, gjithëpërfshirës dhe të respektueshëm – duke zhvilluar empatinë dhe
mirëkuptimin që në moshë të hershme.


Angazhim afatgjatë
Qasja jonë nuk është ndërhyrje e përkohshme, por angazhim afatgjatë. Me mbështetjen
e partnerëve vendorë e ndërkombëtarë, ne vazhdojmë të investojmë në zhvillimin e
qendrës, duke e shndërruar atë në një model të përfshirjes dhe mbrojtjes së fëmijëve në
komunitet.

 

KONTAKTI

Lokacioni: Rr. Lahuta e Malësisë nr.39 / Prizren, Kosovë

Numri i telefonit: +383 49 881 415

E-mail adresa: office@concordia-kosovo.org

DHURO NGA DIASPORA!