Politika për Mbrojtjen e Fëmijës

Siguria për fëmijët dhe të rinjtë në rrezik


Si një organizatë e ndihmës (asistencës)  për fëmijët, ne jemi të përkushtuar për mbrojtjen e fëmijëve në rrezik dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve. Për të ofruar këtë mbrojtje, ne mbështetemi në masa të ndryshme brenda dhe jashtë organizatës.

Konventa e OKB-së, për të Drejtat e Fëmijës shërben si bazë për punën tonë të përditshme dhe vizionin tonë e cila qëndron mbi çdo gjë. Të gjithë fëmijët dhe të rinjtë duhet të rriten të sigurt dhe të kenë mundësinë të zhvillohen shëndetshëm dhe lirshëm. Të drejtat e fëmijëve përshkruajnë saktësisht se çfarë kanë nevojë fëmijët për t'u rritur mirë dhe çfarë kanë të drejtë - për shembull, të drejtën për kohën e lirë, të drejtën për arsimim apo se të drejtën për mbrojtje nga dhuna.

Në programet tona, fuqizimi dhe respektimi i të drejtave të fëmijëve janë në krye. Si një organizatë që kujdeset për fëmijët dhe të rinjtë, ne kemi një përgjegjësi dhe detyrim të lartë që të sigurojmë që të drejtat e fëmijëve të zbatohen në ambientet tona dhe mbi të gjitha të mos cenohen. Ne bëjmë të pamundurën për të garantuar mbrojtjen e fëmijëve.

Politika për Mbrojtjen e Fëmijës përcakton se si ne bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për të mbrojtur fëmijët nga dhuna fizike, psikologjike dhe seksuale dhe për të ndërmarrë hapa apo masa parandaluese.

Personi Kontaktues për qendrën CONCORDIA Tranzit:
Mynever Basha
Pika Fokale për Mbrojtjen e Fëmijës
cp@concordia-kosovo.org
Numri kontaktues:
 +383 49 222 504

Personi Kontaktues për qendrën CONCORDIA Ali Ibra:
Nolita Tafarshiku Leti
Pika Fokale për Mbrojtjen e Fëmijës
cp@concordia-kosovo.org
Numri kontaktues:
 +383 49 881 416

Politika e Mbrojtes së Fëmijëve 2025

CONCORDIA Projekte Sociale - Kosovë

Klikoni në dokumentin e mësipërm për ta shfletuar 

Politika e Mbrojtjes se Femijeve të CONCORDIA Projekte Sociale.

Child Protection Policy 2025

CONCORDIA Projekte Sociale - Kosovë

Click on the document above to read the CONCORDIA Social Projects Child Protection Policy.

DHURO NGA DIASPORA!